Champions League Futboll Sport

SPEKTAKOLAR/ Ylli i LIVERPOOLIT hedh në MBETURINA “diamantin” NEYMAR (VIDEO)

Champions League nisi dje me një finale të çmendur. PSG dhe Liverpool nuk zhgënjyen askënd që vendosi ta ndiqte raundin të sezonit të 64-t të Champions League.

Të kuqtë u dhanë një mësim të mirë “miliarderëve” të PSG-së duke u dhënë provën të gjithëve se do të jenë protagonist këtë sezon. Djemtë e Jurgen Klopp “kyçën” të gjitha dyert që donin të hapnin yjet e kushtueshëm Neymar me shokë.

Por momenti më kritik i takimit dhe më i paharrueshmi ishte kur sulmuesi senegalez i Liverpoolit Sadio nxori jashtë loje me “mashtrim” yllin e PSG-së Neymar Jr. Mane hodhi në krahun tjetër sulmuesin brazilian duke fituar duartrokitjet e publikut. Jo vetëm kaq, por episodi ka marrë dhenë në të gjitha rrjetet sociale. Shumë tifozë e kanë konsideruar këtë “leksion” të Manesë si shumë brutale.

Liverpool i ka fituar të gjitha ndeshjet deri tani në kampionat dhe Champions League. Të kuqtë janë favoritë të mëdhenj për të fituar çdo trofe të mundshëm këtë sezon.

 

Related posts

NGA SARRI TEK PAUL POGBA/ Ja surprizat e merkatos së verës tek Juventus

Delo.autor

PORTUGALI-FRANCË/ E gjithë bota e futbollit mban sytë nga “finalja e parakohshme” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Mjekët japin lajmin e mirë, legjenda e formula 1 zgjohet nga koma (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment