Futboll Premier League Sport

NEYMAR I RI/ Man United, PSG dhe Barça në garë për firmën e TALENTIN brazilian

Manchester United i është bashkuar Barcelona-s dhe Paris Saint-Germain në garën për firmën e brazilianit Lucas Paqueta. Mesfushori ofensiv, i cili aktualisht luan te Flamengo, është gjithashtu në radarët e Liverpool dhe Manchester City-t, sipas Le10 Sport.

Paqeta është thirrur për të parën herë në kombëtaren braziliane për miqësoret ndaj Shteteve të Bashkuara dhe El Salvador javën e kaluar.21-vjeçari ka debutuar në fitoren 2-0 të Brazilit ndaj Amerikës pasi u fut në fushë si zëvendësues.

Këtë sezon ai ka shënuar gjashtë gola duke dhënë katër asiste në 28 takime për Flamengo-n. Paqueta ka dalë nga akademia e klubit aktual dhe ka dy vite që luan tek ekipi i parë.

Ai ka edhe dy vite kontratë e cila ka një klauzolë 50 mln euro.

Related posts

“Ndeshja e Solidaritetit”, Figo mposht Ronaldinhon (FOTO)

Sadik.Autor

SKANDALI/ Ja rrëfimi tronditës i tenistes së zhdukur kineze që akuzoi zyrtarin e lartë për dhunë seksuale

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Zhunior ndryshon “look”, shihni sesi duket sulmuesi i Partizanit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment