Futboll Sport

Fitorja ndaj Flamurtarit/ Lojtarët e Skënderbeut “HARBOHEN” në “pub” me…

Rrallëherë, për të mos thënë asnjëherë më parë, në Vlorë, Skënderbeu nuk kishte treguar kaq karakter sa tregoi ndeshjen e së hënës. Pavarësisht se me pjesën më të madhe lojtarë të rinj dhe me shumë lëvizje në fushë, të besuarit e Shehit treguar grintë dhe karakter loje, duke dominuar takimin në pjesën më të madhe.

Fitore kjo më se e merituar për Skënderbeun, që solli më pas festë në kampin bardhekuq. Korçarët u harbuan deri pas mesnate në një prej klubeve, duke festuar kështu në mënyrën më të mirë të mundshme fitoren në Vlorë.

Takim i radhës është ai me Tiranën, që do të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të pezullimit të stadiumit pas ngjarjeve të ndodhura në javën e parë të kampionatit kundër Partizanit.

Related posts

ZHANG NUK DORËZOHET/ Refuzon një tjetër ofertë faraonike për shitjen e Interit

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Mesfushori spanjoll te Milan për 10 milionë euro

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Barcelona rihap sfidën, Suarez turpëron Boateng (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment