Futboll

James Rodriguez kundër Zidane: Largimi i tij, shpëtim për Realin

Mesfushori kolumbian James Rodriguez po jeton ditë të lumtura te Bayern Munich. Trajneri i bavarezëve Juup Heynckes beson maksimalisht te ish-lojtari i Real Madrid. Rodriguez është pjesë thelbësore e lojës së kampionëve të Bundesligës këtë sezon.

Por, lojtari ruan ende kontaktet me disa prej ish-kolegëve te “Los Blancos”. Gjendja që po përjeton klubi madrilen ka bërë që James të reflektojë për shkakun ose shkaktarët e kësaj krize.

E përditshmja sportive spanjolle “Don Balon” bën me dije se golashënuesi më i mirë i Botërorit “Brazil 2014” i ka shprehur mendimin e tij për situatën kaotike të kampionëve të Europës, yllit portugez Cristiano Ronaldo.

Kolumbiani ka shprehur pakënaqësi ndaj Zinedine Zidane dhe mendon se rrugët e tij dhe Realit duhet të ndahen në të mirë të rikthimit te rezultatet pozitive. Kujtojmë që James luajti për tre sezone në Madrid dhe fitoi dy herë Champions League një herë La Liga.

Roli i tij u zbeh me ardhjen e Zidane në krye të pankinës madrilene në janar 2016 dhe e konsideron francezin një trajner jo të aftë të ndërtojë një skuadër të re. James është huazuar për dy vite në “Allianz Arena” dhe ka shprehur pak kohë më parë dëshirën për të mos u kthyer në Spanjë.

Për Zidane dhe Cristiano Ronaldo fundi i sezonit nuk garanton nëse do të qëndrojnë ende në Spanjë. Francezi duhet të shmangë një shkarkim të parakohshëm nga presidenti Florentino Perez edhe pse ka rinovuar kontratën pak ditë më parë. Ndërsa Ronaldo është gati të mbyllë kapitullin sensacional në Spanjë dhe në pritje për të janë klubet e PSG, Manchester United dhe Chelsea. /EDS/

Related posts

PO SHKËLQEN ME LAÇIN/ 4 ekipe të njohura duan sulmuesin Nuabueze, ja emrat

Delo.autor

TER SHTEGEN NUK DURON DOT/ Acarohet keq pas simulimit të Luis Suarezit (VIDEO)

Delo.autor

Jose Mourinho: Më vjen keq, nuk mund të bëj asgjë për Martial dhe Rashford

Sadik.Autor

Leave a Comment