Futboll Seria A Sport

Rrëfehet TOTTI: IBRËN e doja të vinte te ROMA, por suedezi nuk erdhi sepse…

Kapiteni legjendar i Romës, ka treguar se me kë ka dashur të luante në një ekip. Françesko Totti në kohën kur luante futboll është munduar të transferonte dy futbollistë të mëdhenj në Romë.

Fillimisht ish-numri 10 i verdh-e-kuqve e kishte dashur brazilianin Ronaldo, e më pas edhe Zlatan Ibrahimoviçin. Por, këto dy dëshira të tij nuk ishin plotësuar asnjëherë, pasi Roma nuk kishte mundësi që t’i transferonte këta dy yje në ekip.

“E kam thënë gjithmonë se duhet të kesh kampionë në skuadër për të fituar. Unë shpresoja se Ronaldo, Ibrahimoviçi dhe të gjithë lojtarët më të mirë të botës do të vinin këtu”, ka deklaruar Totti.

“Jo vetëm lojtarët më të mirë në botë për fazën e sulmit, por edhe mbrojtësit dhe mesfushorët më të mirë, por, për fat të keq, ne kishim një limit, nuk kishim mundësi financiare të shpenzojmë para për këta kampionë”, ka theksuar ai.

Related posts

HISTORIA RRËNQETHËSE E YLLIT TË LIVERPOOLIT/ Poston FOTO pas trajtimit të sëmundjes së rëndë

Delo.autor

“Zhduket” fanella nga vitrinat, sulmuesi larg Milanit

Isa.Autor

ARRIN MARRËVESHJEN ME TATIMET/ Idrizi është i sigurt: Do të licencohemi, prej dy ditësh…

Delo.autor

Leave a Comment