Futboll La Liga Sport

FENOMENAL/ Isco shkruan HISTORINË me një GODITJE MAGJIKE

Ndeshja e Real Madrid kundër Roma-s, në javën e parë të Champions League, ka qenë pothuajse një shëtitje për kampionët në fuqi. Një fitore e pastër 3-0 që ka hedhur shumë dyshime në lidhje me cilësinë e verdhekuqve. Golat e Isco, Bale dhe Mariano kanë mbyllur ndeshjen pa shumë probleme.

Por lajmi i vërtetë ka qenë goli që ka zhbllokuar takimin: goditja magjike e dënimit e Isco-s. Sipas “AS”, në fakt, spanjolli është bërë pjesë e historisë së madrilenëve me atë gol.

Sipas të përditshmes iberike, Isco është bërë spanjolli i parë në historinë e Real Madrid që realizon një gol me goditje dënimi në Champions League. 24 të mëparshmit janë realizuar nga 7 lojtarë të ndryshëm të huaj, duke përfshirë edhe Cristiano Ronaldo-n.

 

Related posts

E FUNDIT/ Finalja e parë e Conference League do të luhet në “Air Albania”

Delo.autor

Marrin fund dyshimet/ Konfirmohet se Icardi do të qëndrojë në…

Sadik.Autor

Barcelona pagoi 160 mln euro për të, ja si e komenton Coutinho

Q.Autor

Leave a Comment