Futboll Sport

Dikur i preferuari i De BIASIT/ Futbollisti gati të kthehet më i fortë se kurrë me SHQIPËRINË

Në momentin që lojtarët e Kombëtares kuqezi janë kthyer në skuadrat respektive për të vazhduar me angazhimet e tyre, trajneri Christian Panucci duhet të bëjë llogaritë për ndeshjet e muajit tetor me Jordaninë (miqësore) dhe Izraelin për Ligën e Kombeve. Për sfidën që luhet në Beer Sheva në 14 tetor, italiani duhet të thërrasë më të mirët për të marrë fitoren në një fushë që nuk është e frikshme për ne.

Ndoshta Panucci ka marrë sinjale nga anësori i majtë Ermir Lenjani që po fiton minuta të rëndësishme me Sionin në Zvicër. 29-vjeçari u aktivizua në ndeshjen e fundit të vlefshme për Kupën e Zvicrës dhe ka marrë besimin e plotë të teknikut të ri Murat Yakin.

Nëse deri në mesin e tetorit, Lenjani ruan këtë nivel paraqitje ai mund të marrë sërish ftesën për 2 ndeshjet e radhës në axhendën e Shqipërisë.

Lenjani ishte njëri prej futbollistëve kyç të Gianni De Biasit, por me kalimin e kohës ai nuk arriti të ishte titullar në klube duke humbur për rrjedhojë vendin në formacionin e Shqipërisë.

Related posts

Suarez “shpërfill” Ronaldon: Në këtë pikë nuk e njoh pasi ne po…

Sadik.Autor

Ikona e Anglisë shpërthen në kritika ndaj Granit Xhakës: Është një…

Isa.Autor

Rooney si Ibra e Villa, transferohet në Amerikë te DC United

Sadik.Autor

Leave a Comment