Futboll Seria A Sport

Ylli i MILANIT OPTIMIST: Synojmë TITULLIN dhe CHAMPIONSIN brenda dy vitesh

Mesfushori i Milanit, Frenk Kesi është shumë optimist për këtë sezon të ri të kuqezinjve, pasi është i bindur se do të jetë një edicion futbollistik shumë i suksesshëm për “Djallin”.

Sipas tij, ardhja e Higuain dhe lojtarëve të tjerë ka përforcuar shumë skuadrën dhe shpreson që të jenë një rrezik për Juventusin sa i takon titullit kampion.

“Askush nuk na sheh si një skuadër pretendente dhe kjo gjë më vret. Milani është një skuadër e madhe dhe si e tillë, ne po japim maksimumin që të arrijmë të fitojmë trofe të rëndësishëm.

Me Higuain përpara në sulm, besoj se do të kemi një sezon të suksesshëm. Duam të fitojmë titullin e Serie A dhe të sigurojmë Champions League për sezonin e ardhshëm dhe duhet të ruajmë me doemos një ecuri të mirë”,- u shpreh mesfushori i Milanit.

Related posts

Milan po planifikon një shkëmbim të bujshëm në merkato me Real Madrid

Sadik.Autor

NGA PORNOGRAFIA TEK BIXHOZI/ Ja 20 bosët e klubeve të Premier Ligës (LISTA)

Isa.Autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E KLUBIT/ Bayern gati të shesë mesfushorin, zbulohet destiancioni i ri!

Delo.autor

Leave a Comment