Futboll Seria A

Ylli i Roma-s i hap derën Liverpool-it dhe Real Madridit

Ndër surprizat e pakta të kësaj pjese të parë të sezonit për ekipin e Roma-s është padyshim performanca e Alisson.

Një blerje misterioze vitin e kaluar, e cila falë paraqitjeve të shkëlqyera, është shënjestruar nga disa klube të mëdha evropiane si Liverpool, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain.

Portieri brazilian foli me “Sky Sport” në lidhje me këto spekulime.

“Është gjithmonë mirë të dëgjosh se ekipet e mëdha interesohen për ty. Por unë dua të bëj më të mirën për Roma-n, kështu që ne do të flasim për këtë në qershor. Tani për tani, unë jam i fokusuar këtu”, tha braziliani.

Fjalët e Alisson nuk bëjnë shumë për të lehtësuar ankthin e tifozëve verdhekuq që kanë frikë se drejtuesit mund të shesin për arsye financiare.

Të paktën një yll i madh, si Kevin Strootman ose Radja Nainggolan, ka të ngjarë të jetë në mesin e të sakrifikuarve. Performancat e Alisson kanë bërë që edhe ai të jetë në këtë listë.

Related posts

LA LIGA/ Messi në “panik”, veç Iniestas mund të humbasë edhe një shok tjetër…

Sadik.Autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ GIRONAS/ Solari: Nuk bëjmë spekulime mbi të ardhmen, jemi duke…

Delo.autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Barcelona kërkon një sulmues në Premier, tre lojtarë në shënjestër

Delo.autor

Leave a Comment