Moto GP Të tjera

MOTO GP/ Ndryshim në testet para kampionatit

Jo më tre seanca dimërore, por dy. Kufizimet do të ndikojnë në testet para sezonit 2019 dhe gjithashtu do të mbeten në fuqi kufizimet prej pesë ditë testesh private, nga të cilat të paktën dy do të mbahen në mes të GP të Valencia dhe 30 nëntorit. Tre ditët e mbetura mund të përdoren në çdo kohë tjetër në kampionat, me përjashtim të 14 ditëve para GP në të njëjtin cirkuit dhe pushimin e verës gjatë së cilës nuk do të lejohen testime.

Në të njëjtën kohë, për sezonin e ardhshëm GP-të kanë arritur në 19 dhe në 2019 mund të jenë 20. Vetëm për rritjen e angazhimeve, ekipet kanë pranuar reduktimin e testeve të para kampionatit. Ky shkurtim, megjithatë, nuk do të lehtësojë pilotët që vijnë nga Moto 2: ata do të kenë më pak kohë për t’u rehatuar me automjetet e reja. /EDS/

Related posts

NBA/ Toronto “bie” në shtëpi, DeRozan udhëheq Spurs te suksesi i radhës

Isa.Autor

E TRISHTË/ Sporti kenian në zi, rekordmenia e botës gjendet e vdekur në shtëpinë e saj

Delo.autor

FORMULA 1/ Shefi i skuadrës Mercedes, Wolff: Rekordet e Schumacher në një epokë tjetër, Lewis nuk…

Delo.autor

Leave a Comment