Futboll Seria A Sport

“TEK JUVENTUS TË KËRKOJNË VETËM NËSE E MERITON”/ Ylli De Ligt: Punojmë shumë çdo ditë për të shtyrë njëri-tjetrin të…

Ylli i Juventus, Matthijs de Ligt, ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën Icon të këtij muaji. Holandezi është gati të bëhet një i madh i futbollit.

Në moshën 18 vjeç ka qenë kapiteni i një klubi legjendar si Ajax-i, në moshën 21 është një nga më të mirët në botë në rolin e tij, element kyç i Juventus-it pas vetëm një viti në Torino.

“Mendoj se stili i Ajax-it mund të përmblidhet në dy fjalë: guxim dhe disiplinë. Atje pretendojnë që të mësosh të luash me topin shumë shpejt, pa frikë, që të mësohesh të tregosh se kush je me të vërtetë, si futbollist dhe njeri”, ka thënë De Ligt.

“Dhe punon për këtë gjë gjithmonë. Është diçka që të mbetet brenda, një mentalitet që po më ndihmon shumë edhe tek Juventus”.

“Tek Juventus të kërkojnë vetëm nëse e meriton. Ne që kemi pak kohë që kemi ardhur këtu, e dimë mirë. Natyrisht jemi këtu për t’u rritur dhe për t’u bërë si shokët tanë të skuadrës me më shumë eksperiencë. Të gjithë ne duam të jemi Chiellini, Bonucci ose Buffon i ri”.

“Punojmë shumë çdo ditë për të shtyrë njëri-tjetrin të përmirësohet. Kjo është e bukura kur ke një grup të ri, por të vetëdijshëm. Po kërkojmë të njihemi më mirë, edhe jashtë fushës”, ka thënë De Ligt.

Related posts

I “MOHOI” FITOREN REAL MADRID/ Njihuni me lojtarin që Barcelona e largoi pas një postimi në Twitter

F.autor

“TËRMET” 6 BALLË NË “OLD TRAFFORD”/ Manchester United mposht me goleadë Leeds dhe ngjitet në vendin e tretë

Delo.autor

TRAGJEDIA E EMILIANO SALA/ Cardiff del me qëndrim zyrtar: Nuk paguajmë asnjë qindarkë…

Delo.autor

Leave a Comment