Futboll Sport

PLAS SKANDALI NË FUTBOLL/ PROSTITUTA për gjyqtarët, shtohen “telashet” për ekipin…

Vazhdojnë problemet për Benfica. Sipas asaj që ka bërë të ditur “Correio da Manhã”, “shqiponjat” e Lisbonës janë të akuzuar, bashkë me ish-këshilltarin e tyre Pedro Goncalves dhe dy funksionarë të drejtësisë, si pasojë e tentativës për të paracaktuar rezultatin e disa ndeshjeve në kampionatin portugez.

Sipas “O’Jornal Economico” skandali do të jetë i madh sepse ekzistojnë disa e-mail ku klubi i kryeqytetit i ka ofruar shërbimet e prostitutave gjyqtarëve të ndeshjes, duke i paguar atyre edhe dhomat e hotelit.

Lajmi ka dalë nga “hakeri” portugez, Rui Pinto, për të cilin ka edhe një mandat ndërkombëtar arresti. Ai ka nxjerrë një dosier të quajtur “merkato e Benfica”.

Një akuzë që nuk e lë indiferent klubin portugez, që ka shkruar në një komunikatë: “Ne mbajmë një qëndrim të qartë dhe të sigurt, të cilën e kemi bërë të ditur që në fillim të kësaj historie: nuk ka asnjë fakt që mund të ndërtojë një akuzë. Kësisoj gjithçka është e pajustifikuar.”

Related posts

“MË KA MREKULLUAR PJANIC”/ Talenti De Jong: Nuk ka dyshime, “Pleshti” është më i miri

Delo.autor

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Martini me “dhimbje koke”, mungon pas dëmtimit mbrojtësi…

Delo.autor

Mourinho sfidon sulmuesin e Manchester United: “Duhet të ishte këtu, por nuk është…!”

Sadik.Autor

Leave a Comment