Futboll Premier League Sport

MERR FUND DILEMA/ Zbulohet plani i BARCELONËS për POGBAN, do firmosi në…

Barcelona ka planifikuar të ndjekë “yllin” e Manchester United, Paul Pogba, në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni, sipas asaj që bën të ditur shtypi britanik. Pogba ishte në “radarin” e klubit të La Liga gjatë merkatos së verës dhe tentoi ta merrte duke u bazuar te relatat e tij me trajnerin Jose Mourinho, që arritën në pikën më të acaruar ndonjëherë.

Gjithsesi, Pogba e ka nisur shumë mirë këtë sezon me “djajtë”, por kjo nuk e largon Barcelonën nga synimi për ta marrë në verën e ardhshme, bazuar edhe te dëshira e francezit.

Sipas “The Mirror”, që nga ndeshja e ardhshme dhe deri në fund të sezonit, Pogba do të monitorohet në çdo takim nga vëzhguesit e Barcelona.

Drejtori i përgjithshëm Pep Segura dhe drejtori teknik Eric Abidal kanë marrë premtimin nga menaxheri Mino Raiola se 25-vjeçari do të shkojë në “Camp Nou”, nëse vendos të largohet nga “Old Trafford”. Kosto e transferimit pritet të jetë rreth 100 milionë euro.

Related posts

“ME GATUSSON NUK JEMI SHOK”/ Flet Maldini: Para finales me Juventusin në vitin 2003 duhej që…

Delo.autor

Radja Nainggolan befason me skuadrën e re

Q.Autor

VETËM 10 TË TILLË NË BOTË/ CR7 njihet për pasionin e tij për makinat, i bën vetes dhuratën 10 milionë euro (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment