Futboll Sport

GJITHMONË UNIKAL/ MARADONA humbet ndeshjen e parë në Meksikë dhe shpërthen ndaj…

Diego Armando Maradona ka shpërthyer në akuza të forta dhe fyerje karshi gjyqtarit të ndeshjes Aldo Cano, pasi skuadra e tij Dorados u mund 0-1 nga Alebrijes De Oaxaca në kampionatin e Serisë B meksikane. Kjo ishte humbja e parë e legjendës argjentinase të futbollit në Meksikë, rezultat të cilin Maradona nuk e ka kapërdirë lehtësisht.

“Nuk më pëlqen të flas për gjqytarët, por për këtë ndeshje nevojitej një gjyqtar tjetër, një gjykim më i mirë. Të dyja skuadrat luajtën mes tyre në mënyrë brutale, madje barbare. Dikush duhej të kontrollonte ndeshjen dhe të vinte rregull. Gjyqtari nuk e bëri asnjëherë këtë gjë, nuk i respektoi rregullat”, tha Maradona.

Argjentinasi nis kështu polemikat me gjyqtarët edhe në Meksikë, ndërkohë që sipas shtypit vendës këto janë justifikime për humbjen e tij të parë me ekipin e Dorados. “Nuk dua një futboll të dhunshëm, dua vetëm që të mos përsëriten më në fushë të tilla skena”, bërtiste Maradona në momentin që dilte nga fusha e lojës pas ndeshjes. Ndërsa në konferencën e shtypit, Maradona tha se do të përgatisë një raport për këtë gjykim dhe do t’ia dërgojë drejtuesve të FIFA-s.

 

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Barcelona-Betis. Rezultati 5-2

Delo.autor

Ronaldinho ‘shënon golin e jetës’ (FOTO)

Q.Autor

Barcelona ‘hesht’ kritikët, mbrojtja blaugrane më e forta në Europë

Q.Autor

Leave a Comment