Futboll La Liga Sport

FENOMENAL/ Barcelona-Girona: MESSI gati të thyejë një tjetër REKORD personal

Në tetor 2004, teksa Barcelona po luante përballë Espanyol, Frank Rijkaard vendosi që të bënte një ndryshim në formacion dhe hodhi në fushë Lionel Messin. Në atë moment, lindi një legjendë e futbollit spanjoll, por edhe atij botëror.

Sot, 442 ndeshje më vonë dhe një numër të pafundëm arritjesh personale, ylli argjentinas do të shtojë në listën e tij një tjetër rekord. Në ndeshjen përballë Girona, 31-vjeçari do të shndërrohet në lojtarin me më shumë paraqitje në La Liga, i cili thyen rekordin e vendosur nga Dani Alves.

Në 15 sezone radhazi, ai ka fituar 320 ndeshje, numëron 66 barazime dhe 37 humbje, ku dhe ka shënuar 386 gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kampionatit Spanjoll.

Bardhë e kuqtë, nuk kanë kujtime të mira nga Messi, i cili u ka shënuar dy herë në ndeshjen ku humbën me rezultatin 6-2. Tashmë, me një trajner të ri në krye, Barcelona do të synojë sërish vetëm fitoren, dhe nuk duket të jetë shumë e vështirë për katalanasit që të marrin 3 pikët e nevojshme.

Megjithatë, në futboll, asnjëherë nuk i dihet…

Related posts

Interi vazhdon duelin me Juventusin për mesfushorin Romës

Sadik.Autor

JUVENTUS ME PASOJA PAS SUPERKUPËS SË ITALISË/ Gati të largohet në janar mesfushori…

Delo.autor

Lista e kombëtares, zyrtarizohet emri i parë nga Superiorja

Sadik.Autor

Leave a Comment