Futboll Sport

E PAZAKONTË/ Skuadra shqiptare drejtohet nga trajnerja femër dhe fiton bindshëm

Diçka që nuk është parë në futbollit shqiptar ka ndodhur në ndeshjen e Ligës së Parë në Kosovë. Skuadra e A&N nga Prizreni ka mposhtur me rezultatin 4-0 Trepçën e Mitrovicës.

E veçanta në këtë ndeshje ishte se skuadra prizrenase është drejtuar nga një trajnerë femër, Blerta Kaçiu.

Kjo e fundit drejtoi skuadrën në ndeshjen e fundit, për shkak se trajneri Genc Tamniku ishte i skualifikuar për këtë ndeshje. Kjo është diçka e veçantë për futbollin shqiptar, pasi nuk kemi parë ndonjë skuadër shqiptare të meshkujve të drejtohet nga një femër.

Related posts

PROPOZIMI I BUJSHËM/ Stadiumi “Olimpico” i Romës pritet të mbajë emrin e ish-legjendës së Italisë

Delo.autor

FA dënon klubin anglez me akuza anti-doping

Q.Autor

“Finale mes Romës dhe Bajernit të vjedhur në Champions, të luhet në Korenë e Veriut”

Sadik.Autor

Leave a Comment