Futboll La Liga Sport

Barcelona pritet të rinovojë me mesfushorin duke e bërë një nga më të paguarit

Sergio Busquets raportohet të firmosë një kontratë të re me Barcelona-n dhe lajmi pritet të bëhet zyrtar në javët e ardhshme. Mesfushori spanjoll ka një kontratë deri më 2021, por gjigantët katalanas duan t’i ofrojnë një kontratë të përmirësuar.

Sipas ESPN, burime pranë klubit pretendojnë se kontrata e re e Busquets pritet të konfirmohet në javët e ardhshme. Më parë ishte raportuar se 30-vjeçari është vetëm një nga lojtarët që pritet të rinovojë bashkë me Rakitic dhe Jordi Alba.

Mendohet se Busquets do të ketë një klauzolë lirimi 500 mln euro në kontratë për të larguar çdo klub të interesuar në të ardhmen.

Barcelona ka ndërmend ta bëjë lojtarin një nga më të paguarit e klubit. Ai me shumë mundësi do t’i japë fund karrierës me klubin dhe mund të bëhet lojtari me më shumë paraqitje në Camp Nou.

Related posts

LEO MESSI NUK I MBYLL DERËN BARCELON/ Mbetet i hapur për rinovimin e kontratës

Delo.autor

Conte kërkon “votëbesim” nga Chelsea, gati ta zgjasë kontratën

Q.Autor

NDESHJA ME SKËNDERBEUN/ Flet trajneri Starova: Do të ketë garë të fortë, por…

Delo.autor

Leave a Comment