Futboll Sport

Pësoi humbjen e parë/ Klodian DURO gjen shkakun: Luajtëm 11 kundër 10

Klodian Duro ka marrë humbjen e parë në drejtimin e Kamzës. Skuadra e tij u mposht minimalisht 1-0 në Shkodër nga Kukësi. Pas ndeshjes, tekniku elbasanas është shprehur për “Supersport” duke uruar Kukësin për fitoren e sotme, por duke theksuar se Kamza e tij luajti “me një lojtar më pak” duke aluduar për mbrojtësin Olsi Teqja, i cili luajti i dëmtuar.

“Ishte një ndeshje shumë e luftuar mes dy ekipeve të barabarta. Futbolli i tillë është. Zhvilluam një lojë relativisht të mirë. Më vjen keq, sepse në momentin e pësimit të golit kemi luajtur 11 kundër 10. Kukësi luajti më fortë dhe e meritoi ndeshjen. Ka shumë gjëra për të ndryshuar, futbolli i tillë është mbetet të uroj ekipin kundërshtar. Sebino e ka treguar veten, por me gjithë mënyrën e lojës, Sebino është përgjigjur mirë dhe kontribuoi për ekipin. Me Kastriotin ishte deciziv në ndërtimin e golit të Fukuit.

Sot ishte një ndeshje tjetër, jam i bindur që Sebino do të dali shumë shpejt te golat. Por ishte dhe merita e ekipit kundërshtar. Provuam gjithçka përpara me 4-4-2. Besoj kjo do të jetë fizionomia e ekipit. Duhet të ishim treguar më të kujdesshëm në një nga rastet me Rolovic për të shënuar. Më vjen keq se mbrojtësi jonë Teqja ka luajtur i lënduar”, përfundon Duro.

Related posts

MUNGON AGOLLI/ Ja kush do të jetë kapiteni i Kombëtares

Isa.Autor

HUMBJA NDAJ FRANKFURT/ Inzaghi: Skuadra bëri atë çfarë duhet, ne nuk e…

Isa.Autor

PAS ZHGËNJIMIT NË CHAMPIONS/ “Katalanasit” dështojnë edhe në Spanjë, Valencas fiton Kupën e Mbretit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment