Të tjera

Hirscher fiton sllallomin e Wengen dhe dominon Kupën e Botës

Skiatori austriak Marcel Hirscher fitoi garën e sllallomit të zhvilluar në pistën zvicerane të Wengen, e vlefshme për Kupën e Botës. Ky është suksesi i 53-të sezonal për kampionin e botës në fuqi, që bëri një paraqitje të shkëlqyer në pistë, duke qenë më i shpejti. Pas dy zbritjesh ai dha kohën e përgjithshme 1’45”45, duke mos e vënë në diskutim fitoren.

I dyti, me gati 1 sekondë vonesë, u klasifikua skiatori norvegjez Henrik Kristoffersen, ndërsa i treti ai suedez Andre Myhrer. Moti I keq bëri që shumë skiatorë të dilnin nga pista, madje më shumë se gjysma nuk e mbyllën garën. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, skiatori austriak Hirscher dominon me 974 pikë, duke lënë pas Kristoffersen me 800 pikë.

Related posts

Gjunjëzoi serbin në Beograd, kikboksieri shqiptar tashmë kërkon “kokën e grekut” në Athinë

Q.Autor

FORMULA 1/ Rusia thyen tabunë: Gara e Sochi e hapur për publikun

Delo.autor

VIDEO/ “Ne jemi një”, cheerleaders nga Koreja e Veriut sukses absolut në Olimpiadë

Q.Autor

Leave a Comment