Basketball Kombëtarja Të tjera

Kombëtarja grumbullohet për Europianin, të enjten sfida me Danimarkën

Kombëtarja e meshkujve në basketboll ka nisur një grumbullim 5-ditor në prag të dy ndeshjeve që do të luajë këtë javë, të enjten (22 shkurt) ndaj Danimarkës dhe të dielën (25 shkurt) ndaj Armenisë. Këto dy sfida janë të vlefshme për fazën para-eliminatore të Europianit 2021 (Eurobasket 2021). Shqipëria ndodhet në Grupin B, ku do të luajë 4 ndeshje me shpresën që të shkojë në fazën eliminatore (sfida e fundit, ajo ndaj Danimarkës, luhet më 1 korrik në Tiranë).

Në nëntor, kombëtarja e drejtuar nga trajneri Antonios Doukas, që është edhe trajneri i Tiranës, luajti në kryeqytet dhe u mund 63-80 nga Armenia në sallën sportive “Feti Borova”, ndërsa këtë javë, në harkun kohor të 4 ditëve, do të zhvillojë dy përballjet e radhës. Të dyja sfidat do të luhen jashtë fushës sonë, dy ndeshje të vështira dhe ku fitorja duket një “mision i pamundur”, duke qenë se Danimarka, rivali ynë i radhës, ka fituar në fushën armene dhe kryeson grupin.

 

Gjithsesi, kuqezinjtë kanë nisur fazën përgatitore për këto dy sfida, me shpresën që të arrijnë dy fitore, që do t’i fuste në garë për një vend në turin tjetër. Basketbollistët ndodhen në grumbulluar në qytetin e Tiranës, ku po stërviten dy herë në ditë, ndërkohë që të mërkurën do të nisen drejt Kopenhagenit, ku do të luajnë sfidën e radhës. Për sa i përket grupi të lojtarëve të thirrur, është po ai që luajti edhe ndaj Armenisë nëntorin e kaluar, me basketbollistët e Tiranës që përbëjnë edhe boshtin e skuadrës kuqezi.

Related posts

SHQIPËRI-SAN MARINO/ Altin Lala: Kombëtarja e ka vetë në dorë fatin, ja parashikimi i ndeshjes

Delo.autor

E bujshme/ Bogdani triumfon si trajner ndaj Greqisë. Panucci vëzhgon talentet e rinj kuqezi

Q.Autor

NBA play-off/ Indiana mposht Cleveland, Jazz bie në Oklahoma

Sadik.Autor

Leave a Comment