Futboll Premier League Sport

KAOSI TEK MAN UNITED/ Mourinho u jep urdhër “djajve”: Rinovoni me mbrojtësin…

Chris Smalling pret të rinovojë kontratën me Manchester United, edhe pse ka pësuar zëra për një largim të tijin nga “Old Trafford”. Mbrojtësi 28-vjeç, i cili ka më pak se 12 muaj kontratë me “djajtë”, do të largohet me parametër zero në merkaton e ardhshme, por drejtuesit në “Old Trafford” kanë nisur projektin e rinovimit.

Fakti që Smalling nxori në shitje shtëpinë e tij në Cheshire për 2 milionë paundë, rriti zërat për largimin e lojtarit. Arsenal është një nga klubet që admiron qendërmbrojtësin anglez, i cili në vitin 2010, kaloi nga Fulham te United për 15 milionë euro.

Megjithatë, burime brenda “djajve” zbulojnë se Jose Mourinho ka urdhëruar drejtuesit e klubit të rinovojnë marrëveshjen me Smalling, pasi nëse kjo gjë nuk ndodh para janarit, ai ka të drejtë të firmosë me klubet e tjera.

Smalling ishte titullar në barazim 1-1 kundër Wolves dhe është kthyer në planet e Jose Mourinho, pasi e la jashtë ekipit në pesë ndeshjet e para të sezonit.

Related posts

E RRALLË/ Anësorit i humbet “busulla”, shihni pozicionin ku ndodhet kur anulon golin (VIDEO)

Isa.Autor

LA LIGA/ Valverde: E pamundur të zëvendësosh Iniesta-n

Sadik.Autor

LOJATRËT FALAS/ Njihuni me xhevahirët me parametra zero, ende të lirë

Isa.Autor

Leave a Comment