Futboll La Liga Sport

Gati 80 milionë euro/ REALI në “luftë” me BARÇËN për SUPER talentin holandez

Reali i Madridit i është bashkuar betejës për të transferuar objektivin e Barcelonës në merkato, Frenki De jong dhe do ishin të gatshëm të paguanin 80 milionë euro për mesfushorin e talentuar të Ajaksit, sipas holandezes “De Telegraaf”. Gazeta vendëse shkruante një ditë më parë se kampionët e Europës e konsiderojnë 21- vjeçarin si pasardhësin e Luka Modriçit dhe janë gati që luftojnë me Mançester Junajtid dhe Barcelonën për të siguruar shërbimet e tij. Por, për holandezin nuk interesohen vetëm këto skuadra.

Edhe gjigantët e PSG-së, Bajernit të Mynihut, Mançester Sitit dhe Totenhemit janë në gjurmët e futbollistit. Që prej transferimit të tij nga Vilem II tek Ajaksi për 300 mijë euro, karriera e De Jongut ka njohur vetëm ngritje dhe Ronald Kuman i dha edhe shansin e debutimit me kombëtaren “tulipane” kundër Francës këtë muaj.

Related posts

Partizani gjen kundërshtar në Ohër, fikson miqësoren e parë ndaj ekipit maqedonas

Sadik.Autor

BARAZIMI ME PARMËN/ Gatusso i “lënduar” IRONIZON: Ndoshta nuk jam aq i mirë sa…

Delo.autor

CHELSEA NUK NDALET NË MERKATO/ “Blutë e Londrës” janë një hap larg afrimit të portierit

Delo.autor

Leave a Comment