Futboll Premier League Sport

Portieri Kosovës pasi nderoi Guardiolën: Ëndrra ime u bë realitet, tani dua që…

Arijanet Muriqi është zëri premtues që bën bashkë Guardiolën dhe trajnerin e Kosovës, Challandes.

Mbrëmjen e së martës, Manchester City ka eliminuar në shtëpi Oxford United në Carabao Cup dhe titullar në portë ka qenë shqiptari që i ka fituar besimin Pep Guardiolës, i cili nuk ka lejuar asnjë top të kalojë përtej vijës së “finish-it” të portës.

Portieri i përfaqësueses së Kosovës ka lindur në Zvicër, është vetëm 20 vjeç dhe është kthyer në një ndër përfaqësuesit më të dejntë të Kosovës në botën e futbollit.

Pas ndeshjes së mbrëmshme, Muriqi është shprehur i lumtur me mundësinë e dhënë nga Guardiola:

”Ndihem mirë, ishte një ndeshje e mirë, portë e paprekur. Ëndrra ime u bë realitet. Stërvitem shumë çdo ditë, dhe jam i lumtur me mundësinë që kisha. Guardiola besoi tek unë”.

Në sezonin 2015-2016, portieri ka lëvizur nga ekipi U-18 i Zurich në ekipin U-18 të Manchester City-t. Vetëm një sezon i është dashur për të kapërcyer në U23-shin e qytetarëve dhe këtë sezon do të aktivizohet me ekipin e parë.

A ja vlen shprehja “Dita e mirë duket që në mëngjes për këtë lojtar?”

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Shqipëria me diferencë të madhe ndaj Bjellorusisë, ja sa është vlera e dy kombëtareve

Delo.autor

Milan nuk njeh limite, arrin marveshjen me një tjetër lojtar…

Q.Autor

Rekordi i Kupës së Mbretit që Messi mund ta thyejë kundër Sevillas

Sadik.Autor

Leave a Comment