Futboll Seria A Sport

HIGUAIN alarmon MILANIN/ Gattuso: Fytyrat e dëshpëruara nuk sjellin asnjëherë…

Pas dy barazimeve të fundit kundër Cagliari dhe Atalanta, trajneri Rino Gattuso dëshiron të ringjallë Milanin e tij. Një fillimsezoni i komplikuar për kuqezinjtë, të cilët deri më tani kanë fituar vetëm një ndeshje në kampionat.

Në funksion të transfertës me Empolin, Gattuso foli në një konferencë shtypi, duke u fokusuar te Bonaventura: “Me një mbiemër brazilian, ai do të ketë më shumë vlera. Ky lojtar ka teknikë, prodhon lojë. Nëse është fizikisht mirë, mund të na ndihmojë shumë”.

Trajneri ka bërë me dije disa probleme për Higuain, protagonist i madh i sfidave të fundit: “Gonzalo ka pak probleme me “flexor”, nesër do ta vlerësojmë atë”. Gattuso kthehet edhe te problemet e ekipit në muajt e fundit:

“Ne jemi shprehur me futboll të mirë, por nganjëherë kjo rezulton pa rezultatet e duhura. Ne duhet të lëmë mënjanë zemërimin dhe të gjejmë paqe me veten, duhet të flasim sa më pak të jetë e mundur. Fytyrat si në depresion janë të padobishme”.

 

Related posts

BRAZILIANI kryqëzon CONTEN/ Nuk PËRJASHTOHET një futbollist si ai…

Isa.Autor

“DËSHIROJMË TA NISIM SA MË MIRË SEZONIN DHE…”/ Sulmuesi Giroud: Ja sekreti për një ecuri të mirë

Delo.autor

VIDEO/ ‘Çmenduri’ në Itali, skuadra e Ajetit shënon një gol SPEKTAKOLAR

Q.Autor

Leave a Comment