Futboll Sport

REFORMIMI I FUTBOLLIT/ Nga huazimet tek agjentët, FIFA bën gati revolucionin

FIFA ka vendosur të nisë reformat në sistemin global të transferimeve, çka do të rregullojë ndër të tjera marrëdhëniet e klubeve me agjentët, regjistrimin e lojtarëve dhe numrin e lojtarëve që klubet mund të huazojnë.

Synimi i FIFA-s është që huazimi i të rinjve të bëhet vetëm për t’i zhvilluar në aspektin sportiv, pa lejuar manipulimin e shifrave apo arkëtimit financiar nga klubet mëmë. Nuk ka ende një shifër konkrete, por raportohet se FIFA do të kufizojë numrin e lojtarëve që një klub jep në huazim në 6 deri në 8 në sezon.

Chelsea do ishte një ndër klubet më të prekur nga ndryshimi, sepse klubi anglez ka 40 lojtarë të shpërndarë në huazim.

FIFA ka në plan të ndërtojë edhe një zyrë që do të merret me gjithë transaksionet e kryera nga klubet, si taksa e solidaritetit, kompensimi për trajnimin, pagesa për agjentët dhe pagesat e klubeve për blerje lojtarësh.

Po ashtu, FIFA kërkon të rregullojë tregun e agjentëve, duke i licencuar sërish ata dhe duke kontrolluar pagesat që u bëjnë klubet. Të gjitha propozimet do të votohen nga Këshilli i FIFA-s më 25-26 tetor.

Related posts

TREGON ARSYET QË ZGJODHI JUVENTUS/ Rabiot thur elozhe: Ja pse u vesha bardhezi

Delo.autor

TETË GOLA NË 2 NDESHJE/ Sulmi i Partizanit është i frikshëm, më të mirët në Conference League

Delo.autor

“PO NDJEKIM DISA LOJTARË TË RINJ, DUAM…”/ Reja: Ju tregoj pse nuk mund të vij në Shqipëri

Delo.autor

Leave a Comment