Futboll Premier League Sport

Piter Krauç i nxjerr të palarat Xherardit: U MASKUA si PLAK i paralizuar për të shmangur…

Sulmuesi i Stokes, Piter Krauç është shndërruar në një person tepër karizmatik. Pas nxjerrjes së librit, i cili është ndër më të shiturit në Mbretërinë e Bashkuar, 37-vjeçari tashmë ka një program të tijin, të quajtur Piter Krauç Podkast. Në këtë program të krijuar nga BBC Radio sulmuesi anglez tregon anekdoda nga jeta e tij si futbollist dhe jo vetëm.

Së fundmi “viktimë” e tregimeve të Krauçit ka rënë legjenda e Liverpulit, Stivën Xherard, i cili tashmë është trajner i Eros Grezdës te Rejxhers.

Shtatlarti ka treguar për mbrëmjet në lokalet e Liverpulit, ku Xherard arriti t’i shpëtonte fotografëve që e prisnin jashtë, nëpërmjet një gjetje gjeniale.

“Më kujtohet që erdhi i veshur si plak, me një maskë në fytyrë e madje edhe karrige me rrota e motorizuar. Kishte një llullë dhe një kapele në kokë. Jashtë lokalit fotografët i kapnin të gjithë, por Stivën nuk pati probleme. Madje ata i hapën rrugën dhe e ndihmuan të kalonte!”.

 

Related posts

Nis pjesa e dytë, Brazili për të ruajtuar avantazhin

Sadik.Autor

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Shqipëri-Anglinë “Air Albania”. Rezultati 0-2

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ COVID-19 nuk e izolon dot, Ibra i sfidon të gjithë me stërvitjen (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment