Futboll La Liga Sport

BARÇA “BLINDON” MESFUSHORIN/ Busquets nënshkruan kontratë të re me klauzolë 500 milionë euro

Fituesi i Kupës së Botës, Sergio Busquets ka arritur marrëveshje për ta vazhduar kontratën e tij me Barcelonën, që do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në vitin 2023.

Ai ka nënshkruar kontratë me klubin katalonas, dhe ka një klauzolë të re, e cila është plot 500 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Deri në fund të kontratë së tij, i bie që mesfushori do të qëndrojë në Barcelonë për 18 vite, i cili është produkt i akademisë së klubit dhe është futur në skuadrën e parë nga Pep Guardiola.

Sergio deri më tani i ka 490 paraqitje dhe 13 gola në të gjitha garat me fanellën e Barcelonës. I ka fituar gjithsej 28 tituj, duke përfshirë 7 La Liga dhe 3 Liga të Kampionëve.

Related posts

AKUZOI YLLIN E MILANIT PËR SULM SEKSUAL/ Ja çfarë i ndodh modeles Luisa Kremleva

Delo.autor

“HAKMARRJA” NDAJ LEVANTES/ Valverde: Ai na siguron gola të mahnitshëm, ne vetëm…

Isa.Autor

SKANDALI NDAJ FRANCËS/ UEFA hap hetim kundër tifozëve hungarez. Ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment