Futboll Seria A Sport

Ndizet derbi ROMAK/ Gardiani kuqezi gati të “lëndojë” rivalët e urryer

Tifozët italianë do të ndjekin derbin e kryeqytetit në orën 15:00. Lazio dhe Roma kërkojnnë revanshin ndaj njëri-tjetrit në një periudhë me tablo të ndryshme për të dyja kampet.

Bardhekaltërit që drejtohen nga ish-sulmuesi Simone Inzaghi kanë marrë pikë të plota në 4 sfidat e fundit në kampionatin italian duke treguar se këtë herë kundërshtarët verdhekuq nuk do ta kenë të lehtë. Në kampin e “ujkonjave” punët nuk ecin ashtu siç ishte parashikuar në fillim të sezonit. Skuadra e Eusebio Di Francescos nuk fitonte që nga java e parë e kampionatit dhe deri më tani ka regjistruar ecurinë më negative që nga sezoni kaotik 2010/2011.

Sipas të gjitha gjasave, portieri kuqezi Thomas Strakosha do t’i besohet sërish “misioni” për të frenuar aksionet dhe tentativat për të shënuar të armiqve të urryer romanistë.

Tekniku Inzaghi beson shumë të gardiani shqiptar, i cili në dy sezonet e fundit ka qenë njëri prej shtyllave të Lazios duke e ndihmuar të përparonte larg në kampionatin italia

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Gabigol realizon një euro gol në kampionatin brazilian, ja “MAGJIA” (VIDEO)

Delo.autor

Massimo Moratti: Interi është sikur një grua e bukur po e llastuar

Q.Autor

TEUTA-SKËNDERBEU/ Dalja e gabuar e portierit Frashëri, kapiteni Meksi shënon SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment