Futboll Shqipëri Sport

KUKËSI PRAGMATIST/ Verilindorët mposhtin Luftëtarin dhe kapin kreun

Një gol nga Rexhinaldo në minutën e 49-të të ndeshjes së luajtur në Elbasan, mes Kukësit e Luftëtarit, ka vendosur fatet e një takimi pa shumë emocione.

Kukësi dëshironte me çdo kusht fitoren e katërt rresht në kampionat dhe ia ka dalë mbanë, me një 11-metërsh të transformuar me saktësi nga sulmuesi kryesor, i cili është kthyer në një pikë referimi dhe kryeson listën e golashënuesve në Superiore, me 5 golat e tij.

Në fakt, Luftëtari nuk luajti keq dhe mund të merrte një pikë, nëse do të tregohej më i kujdesshëm, por skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani fali në mënyrë shumë naive një penallti dhe dukej qartë që ishte një nga ato ndeshje ku mjaftonte një episod për të vendosur fatet e takimit.

Një ndeshje me pak ritëm, pa ndonjë nivel, por Kukësi donte pikët dhe i mori, duke ruajtur energji edhe për sfidën e mesjavës së ardhshme në Korçë. Aty do të shihet sa vlen Kukësi, ndërsa për sa i përket Luftëtarit, Mezani ka shumë punë për të bërë, sidomos në aspektin psikologjik.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ 30 minutat e takimit Florentino Perez-Zidane, ku u vendos “divorci”

Delo.autor

Parisi siguron mbijetesën, detyrohet të paguajë 180 milionë euro

Q.Autor

DANI ALVES MBËRRIN NË BRAZIL/ Shikoni si “çmenden” tifozët e Sao Paulos (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment