Futboll Shqipëri Sport

KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Skënderbeu -5 nga sezoni i kaluar, Partizani i Gegës gëzohet me pikët

Teksa u mbyll java e gjashtë e Kategorisë Superiore, në krahasimin e renditjeve me një sezon më parë, shihet një “rokadë” në kryesimin e tabelës. Në edicionin 2017-2018, pas javës së gjashtë, Skënderbeu kryeson me 16 pikë, ndërsa ndiqnin Kukësi e Flamurtari, përkatësisht me 13 e 9 pikë.

Ndërkohë, në këtë sezon, janë Kukësi dhe Partizani që kanë vendet e para me nga 13 pikë, ndërsa Skënderbeu numëron vetëm 11, dhe mban vendin e tretë. Kështu, “demat” e Gegës kanë plot 5 pikë më shumë se sa sezoni i kaluar.

Rritje shënon edhe Laçi, ku nga 7 pikë që kishte sezonin e kaluar, tashmë numëron 10, dhe mban vendin e katërt. Pothuajse i njëjti pozicion për Flamurtarin, teksa vjet mbante vendin e tretë me 9 pikë, ndërsa tani, gjendet në vendin e pestë, me 10 pikë. Më poshtë, krahasimi i të dy renditjeve.

Kategoria Superiore, 2017-2018 | Java 6

Capture

Kategoria Superiore, 2018-2019 | Java 6

renditja java 6

Related posts

SFIDA NDAJ EGNATIA-S/ Shehi i bën zbor sulmit, shansi për Gjumsin. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

E LA PA NDJENJA/ Shihni DULEIN më spektakolar të historisë ku derdhet GJAKU LUM (VIDEO)

Isa.Autor

RRËFIMI PREKËS/ Leo nuk më tha kurrë pse e donte aq shumë PARTIZANIN, lojtari i preferuar ishte…

Isa.Autor

Leave a Comment