Futboll Seria A Sport

Deschamps: Krenar që është francez, ai po bën gjëra të jashtëzakonshme

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, thotë se adoleshenti Kylian Mbappe po bën gjëra të jashtëzakonshme. 19-vjeçari pati një paraqitje mbresëlënëse me PSG-në të dielën, duke shënuar katër gola në fitoren 5-0 ndaj Lyon.

Sulmuesi ka fituar tashmë dy tituj kampioni në Ligue 1 dhe një Kupë Bote, si dhe është kandidat për “Topin e Artë”. Deschamps, ekipi i të cilit po përgatitet për ndeshjet me Islandën dhe Gjermaninë, tha se ajo që është duke bërë Mbappe, edhe pse aq herët në karrierën e tij, është e pabesueshme:

“Kylian po bën disa gjëra të jashtëzakonshme. Ajo që po bën në një moshë kaq të re nuk është normale. Ju nuk mund ta vendosni atë në asnjë kategori. Jam i privilegjuar, sepse është francez dhe luan me ne. Kylian kurrë nuk ka bërë gjëra të thjeshta. Ka mësuar shpejt të bëjë gjëra të mëdha.

Ai e di se ende mund të përmirësohet. Kjo që ka qenë në gjendje të bëjë deri më tani, duke përfshirë katër golat e ndeshjes së fundit, mban vetëm emrin e Mbappe. Ka shumë Kylians, por vetëm një Kylian Mbappe. Ai po bën gjëra të mahnitshme. Ajo që ka arritur deri tani është e jashtëzakonshme”.

Mbappe ka shënuar 10 gola në vetëm shtatë ndeshje, në të gjitha garat, për PSG-në këtë sezon.

Related posts

Portogali- Spanjë/ Iberikët shënojnë golin e parë ndaj luzitanve të Ronaldos

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Milani po kërkon sulmues, në “radar” futbollisti i Realit

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Juventus projekton Igli Taren dhe Inzaghin për revolucionin e madh

Delo.autor

Leave a Comment