Futboll Shqipëri Sport

PLAS SKANDALI/ Trajneri SHQIPTAR kërcënohet me jetë nga futbollisti: Do të VRRAS nëse…

Dje janë luajtur nëntë nga dhjetë takimet e javës së katërt të kampionatit në Kategorinë e Parë. Mes nëntë sfidave të zhvilluara ditën e djeshme ka qenë dhe takimi mes Burrelit dhe Shënkollit që është mbyllur me fitoren e vendasve me rezultatin 1-0.

Një detaj që ka shokuar opinionin sportiv ka qenë deklarata që ka dhënë ish-trajneri i Superligës dhe aktualisht trajner i Burrelit Stavri Nica. Ky i fundit ka pohuar se për gati 20 minuta është kërcënuar me jetë nga kapiteni i Shënkollit, Emirjon Mirdita, ku ky i fundit i ka thënë Nicës “do të të vras”.

Nica ka kërkuar ndihmën e organeve kompetente lidhur me këtë rast por edhe ngjarje të tjera që kanë ndodhur në të shkuarën, veprime të cilat më të drejtë i cilëson aspak njerëzore dhe sportive, duke theksuar se çdo ditë për të por jo vetëm, po bëhet me e vështirë, pasi kjo nuk është situata e vetme që ka vënë në vështirësi Nicën i cili ndihet i kërcënuar nga këto ngjarje që nuk kanë munguar dhe herë të tjera në futbollin shqiptar.

Related posts

“MBPAPPE? TASHMË DINI GJITHÇKA”/ Princi i Katarit: Jemi pronarë të PSG, por unë dua Barcelonën

Delo.autor

FLET PËR AVENTURËN TEK INTER DHE TË ARDHMEN/ Spalletti rrëfen: Nuk po e mendoj, jam me kujtimin që…

Delo.autor

“KEMI 28 VITE QË NUK FITOJMË ME MILANIN”/ Inzaghi kërkon të thyejë “tabutë”

F.autor

Leave a Comment