Futboll Shqipëri Sport

Derbi Tirana-Partizani pushton faqet e huaja, Ultrasit e Botës elozhe “FANATICS”-ave (FOTO)

Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani vijon të rrëmbejë vëmendjen e të gjithë tifozëve edhe pse kanë kaluar dy ditë nga sfida e mbyllur me fitoren e të kuqve me rezultatin 1-0.

Së fundmi kanë qenë dy faqet më të mëdha në Facebook dedikuar tifozerive Ultras në mbarë botën që i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë klasikes së kryeqytetit shqiptar. “Ultras World” dhe “Ultras-tifo.net”, me nga 1 milion ndjekës secili në rrjetet sociale kanë postuar foto nga ndeshja e luajtur në ‘Selman Stermasi”, duke i thurur elozhe dhe spektaklit të dy tifozerive, e veçanërisht atyre të Tiranës.

“Tirona Fanatics” natyrisht ishin më të shumtë në numër, e për rrjedhojë spektakli i tyre binte më shumë në sy, por as “Guerrils” nuk mbetën prapa. Tashmë duhet të presim ndeshjen e fazës së dytë, për të reklamuar edhe një herë atmosferën festive që edhe futbolli ynë është në gjendje të përcjellë në arenën ndërkombëtare.

Related posts

KORONAVIRUSI/ UEFA mesazh për tifozët: Do rimbursohen të gjitha biletat

Delo.autor

ARRIN AKORDIN PARA MERKATOS SË VERËS/ Lazio gati kontrata me 1 milionë euro në sezon për yllin…

Delo.autor

RIKTHEHET CHAMPIONS/ E marta me ndeshje “soft” dhe prova për t’u kaluar

Isa.Autor

Leave a Comment