Futboll La Liga Sport

Roma gjen ngushëllim/ “Tradhtari” Malcom është “i padëshiruari” tek Barcelona

Më pak se dy muaj më parë, braziliani Malcom komentohej si “rrëmbimi” më i bujshëm i viteve të fundit në futboll, por tashmë thuajse është harruar tërësisht, madje edhe nga vetë dy klubet protagoniste në garën për shërbimet e tij, Roma që mendohej si destinacioni i futbollistit dhe vetë Barcelona e madhe që fitoi luftën për të nënshkruar me ish-lojtarin e Bordeaux në Francë. Malcom konsiderohej si një futbollist në gjendjen për të shpërthyer, aq sa për të future në një betejë të vërtetë dy klubet, Romën dhe Barçan, por më pas erdhi komenti i rëndë i trajnerit të katalanasve, Valverde. Ky i fundit, që në konferencën për prezantimin e lojtarit dha sinjalet e para të dyshimit.

“Malcom është një futbollist shumë i ri, me shumë talent, tek i cili klubi sheh një të ardhme të rëndësishme. Klubi e ndiqte prej shumë kohësh”, pat deklaruar Valverde, duke theksuar gjithmonë se futbollisti ishte blerë vetëm me insistimin e klubit, pa asnjë kërkesë të teknikut, që duket se as nuk ka ku ta çojë brazilianin. Malcom numëron vetëm 25 minuta lojë në dy ndeshje, ndërkohë që për ndeshjen ndaj Athletic Bilbao, as që është grumbulluar për zgjedhje teknike, pavarësisht faktit që Messi e niste ndeshjen nga pankina. Thuajse i zhdukur deri në atë pikë sa që të etiketohet “futbollisti i padëshiruar nga Valverde”. Një situatë, për të cilën drejtuesit e Romës duket se fërkojnë duart dhe e shijojnë, duke gjetur ngushëllim për atë “tradhti” të Malcom dhe për “rrëmbimin” e Barças.

Related posts

Ja kush është mungesa e madhe e Real Madridit kundër Bayern

Sadik.Autor

Mino Raiola takohet me drejtuesit e Romës, për transferimin e Mario Balotelli në “Olimpico”

Sadik.Autor

Atletiko Madridi tenton dy transferime “bombë” nga Manchester United

Sadik.Autor

Leave a Comment