Futboll Seria A

Skriniar iu përgjigjet Unitedit, Barcelonës e Cityt

Milan Skriniar është i fokusuar te Interi dhe nuk po mendon fare për interesimin e Barcelonës, Manchester United e Manchester City.

Milan Skriniar, që u transferua gjatë verës te Interi nga Sampdoria për 27 milionë euro, ka mahnitur të gjithë me paraqitjet te ziklatrit duke zgjuar interesimin e klubeve të mëdha Evropiane.

Manchester United, Manchester City dhe Barcelona – raportohet se janë tri klubet që po interesohen për 22 vjeçarin, por ai thotë se është i përkushtuar vetëm te Interi.

“A të shpërqendrojnë thashethemet? Kushdo që është këtu dëshiron të japë më të mirën për Interin dhe nuk po mendon askush për largimin”, u përgjigj ai për Premium Sport.

“Sa për vete, vetëm sa kam arritur dhe jam i fokusuar në detyrat e mira. Dua të luaj sa më shumë që është e mundur dhe ta ndihmoj Interin”, shtoi mbrojtësi 22 vjeçar.

Related posts

LIVE/ Islandë-Shqipëri, Reja kryen zëvendësimin e parë. Hedh në fushë Ergys Kaçen

Delo.autor

Çmendet Manchester United, ofron De Gea plus para për yllin e Realit

Sadik.Autor

Liverpool arrin marrëveshje me Southamptonin për Virgil van Dijk

Q.Autor

Leave a Comment