Të tjera

UFC Fight Night 124: Stephens “nënshtron” Choi, sfidon të pamposhturin Ortega (VIDEO)

Jeremy “Lil Heathern” Stephens ishte një kundërshtar më i vështirë se sa ishte parashikuar për luftëtarin nga Koreja e Jugut Dooho Choi në eventin kryesor të UFC Fight Night 124 nga St. Louis të dielën në mbrëmje (orët e para të mëngjesit të së hënës për Europën).

Pas një dyluftimi të bukur me sulme dhe kundërsulme, Stephens filloi dominimin në raundin e dytë dhe e mbyll ndeshjen pa përfunduar pesë minutëshi i dytë.

Stephens i është afruar majës dhe mbase një ndeshje tjetër e fituar do ta lejonte të ndeshej për titullin e peshës pupël.

Pas ndeshjes, ai sfidoi të pamposhturin Brian Ortega. Nëse ajo ndeshje do të zhvillohej, fituesi do të ndeshej për titullin kampion pasi Frankie Edgar do të ketë mundësinë të mundë kampionin Max Holloway në UFC 222.

Nokauti teknik në raundin e dytë i dha performancën e natës luftëtarit.

 

Related posts

BËRI SHAKA ME HOLOKAUSTIN/ Pushohet nga puna drejtori i ceremonisë së Lojërave Olimpike “TOKIO 2020”

Delo.autor

E PABESUESHME NË “POOL MASTERS”/ Kaçi “thyen” ligjet e fizikës, shqiptari i mahnit të gjithë me gjuajtjen e tij (VIDEO)

Delo.autor

MOTO GP/ Ish-kampioni i botës pranë rikthimit me motorin italian…

Delo.autor

Leave a Comment