Futboll Shqipëri Sport

NUK KA FAJ ZE MARIA/ Gjendet shkaku i humbjes së DERBIT. Tek TIRANA lojtarët janë…(FOTO)

Tirana po kalon një moment të vështirë në këto ditë të fundit, sidomos pas humbjes 1-0 në derbin kundër Partizanit. Bardheblutë kanë vetëm 5 pikë pas 6 javësh, duke krijuar një atmosferë mbytëse në ambjentet e ekipit.

Por mesa duket lojtarët e kanë gjetur ngushëllimin tek ushqimi. Të paktën këtë përshtypje të jep pamja e portierit Shpëtim Moçka, i cili në një foto të publikuar së fundmi shfaqet paksa mbipeshë.

Ish-portieri i Teutës duket me një bark jo dhe aq normal për një futbollist, ndonëse portier. Gardiani nuk është aktivizuar ndeshjet e fundit pasi trajneri Ze Maria ka preferuar Ilion Likën si titullar, e ndoshta kilogramët e tepërt kanë kontribuar në këtë vendim.

Related posts

SURPRIZA TEK FORMULA 1/ Sebastian Vettel mund të tërhiqet në fund të…

Delo.autor

Zyrtare, Roberto Martinez në krye të Belgjikës deri në vitin 2020

Sadik.Autor

De Gea te Reali, Mourinho vendos kushtin kryesor për realizimin e marrëveshjes

Q.Autor

Leave a Comment