Futboll Sport

BERLUSKONI-GALIANI/ Nis me humbje aventura e re e dyshes në krye të ekipit italian

Të shtunën erdhi firma zyrtare e blerjes nga Fininvest SPA, firma që mban aksionet e familjes Berlusconi, pikërisht në ditën e datëlindjes së ish-presidentit të AC Milan, por dje erdhi edhe humbja e parë për skuadrën e tij të re, Monza, që në lëtë mënyrë nuk është më në vendin e parë të Serie C, kategoria e tretë në Itali.

Në javën e katërt, skuadra e drejtuar nga Zaffaroni, u mposht 1-0 nga Ravena, pikërisht nën sytë e administratorit të deleguar Adriano Galliani, i cili ishte në tribunë në krah të Arrigo Sacchi, i ftuar në rolin e specialistit.

Në këtë mënyrë nis me humbje aventura e re në futboll e dyshes Galliani-Berlusconi, që në 30 vjet e bënë AC Milan klubin më të titulluar të planetit…

Related posts

“Tronditet” Portugalia, Cristiano Ronaldo pranon dënimin me dy vjet burg

Sadik.Autor

BROJA NIS FAZËN E RE TË RIKUPERIMIT/ Sylvinho “kryqëzon” gishtat, Chelsea nuk e shet sulmuesin shqiptar

F.autor

MERKATO E JANARIT/ Manchester City gati 40 milionë euro për mesfushorin 23-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment