Futboll Seria A

Zyrtare: Napolit i kthehen dy lojtarë nga lëndimi (FOTO)

Napoli ka njoftuar se Arkadiusz Milik dhe Faouzi Ghoulam janë kthyer nga lëndimi dhe janë të gatshëm për stafin e trajnerëve

Skuadra italiane, Napoli ka marrë lajme të mira gjatë ditës së sotme, pas testeve që kanë kryer sulmuesi Arkadiusz Milik dhe mbrojtësi i majtë Faouzi Ghoulam.

Të dy kanë kryer me sukses testet dhe janë të gatshëm për trajnerët e Napolit, pasu dy përkatësisht katër muajve jashtë fushave të gjelbra.

“Lajme të mira sot nga të dy Arkadiusz Milik dhe Faouzi Ghoulam, pasi të dy lojtarët e Napolit i janë nënshtruar testeve në Villa Stuart”, thuhet fillimisht në njoftimin zyrtar të klubit.

“Testet konfirmojnë se lojtarët me sukses fazën e rehabilitimit dhe tani mund të fillojnë të punojnë në planin e rikuperimit me stafin e trajnerëve të Napolit”.

Related posts

“AI ËSHTË MË I MIRI I HISTORISË”/ Flet Talenti i Real Madrid: Nuk mund të krahasohem me…

Delo.autor

PRAPASKENA E FRIKSHME/ ESCOBAR donte të eliminonte një SUPER EKIP futbolli

Isa.Autor

“MË PËLQEN TË LUAJ NË PREMIER LEAGUE”/ Rrëfen portieri Strakosha: Ju tregoj ëndrrën time më të madhe

Delo.autor

Leave a Comment