Futboll La Liga Sport

ÇËSHTJA SUAREZ/ Dalin telefonatat me Juventus dhe një premtim…

Ka informacione të reja dhe përgjime në lidhje me çështjen e provimit të italishtes të Luis Suarez.

Pavarësisht se, siç është deklaruar nga autoritetet që po zhvillojnë hetimet, Juventus nuk është nën hetim, kanë dalë disa telefonata të avokatit të Zonjës së Vjetër me drejtuesit e Universitetit për të Huajt të Perugia-s me një pretim për të ardhmen.

Sipas Corriere della Sera, nën mikroskop kanë përfunduar disa biseda të zhvilluara me Drejtorin e Përgjithshëm të universitetit Simone Oliveri që, me ndërmjetësimin e një miku, ka kontaktuar avokaten Maria Turco, që punon në studion e Luigi Chiappero, avokat historik i Juventus-it.

Në serinë e telefonatave, të dy duket se kanë rënë dakord në lidhje me mënyrën e zhvillimit të provimit, për të pasur sigurinë që Suarez ta kalonte.

Jo vetëm. Flitet edhe për një premtim të supozuar për të dërguar në Universitet futbollistë të tjerë jokomunitarë që mund të kenë nevojë për të bërë provimin e italishtes në mënyrë që të mund të federohen.

Pikërisht kjo bisedë mund të konsiderohet si korrupsion nga hetuesit dhe të bëjë verifikime të tjera në lidhje me këtë çështje.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Drejtuesi Boban kundër Maldinit, trajenri Giampaolo mund të…

Delo.autor

E ARDHMJA E TEKNIKUT TEK MANCHESTER UNITED/ Flet Allegri: Nuk flas mirë anglisht, por…

Delo.autor

Raktic befason me deklaratën e tij, nëse më lejon gruaja do të…

Isa.Autor

Leave a Comment