Të tjera

Rafael Nadal nuk di të ndalet merr fitoren e rradhës

Në Melburn, kanë nisur takimet e raundit të parë të grand slemit të Australian Open për meshkuj, ku nuk pati surpriza të mëdha në sfidat e luajtura sot. Numri 1 në botë, spanjolli Rafael Nadal, fitoi me lehtësi 3-0 (6-1, 6-1, 6-1) ndaj Victor Estrella, duke avancuar në turin tjetër.

Një ndeshje e mirë e spanjollit, që tregoi një formë të mirë. Më tej avancon edhe australiani Nick Kyrgios, që mundi 3-0 (6-1, 6-2, 6-4) Rogerio Silva, mbështetur edhe nga fansat e tij.

Pas gati 5 orësh lojë u eliminua tenisti spanjoll David Ferrer, që u mund 3-2 nga Andrey Rublev, ndërsa francezi Gilles Simon triumfoi 3-0 ndaj Marius Copil.

Në turin e dytë avancon edhe një tjetër tenist francez, Jo-Wilfried Tsonga, që mposhti 3-0 Kevin King, ndërsakroari Ivo karlovic eliminoi Laslo Djere, duke fituar 3-0. Një biletë për më tej presin edhe marin Cilic, Leonardo Mayer e Joao Sousa.

Related posts

SHQIPTARIT I HEQIN MEDALJEN E ARTË/ Faull nga gjyqtarja, ndëshkohet atleti Franko Burraj

Delo.autor

Gjunjëzoi serbin në Beograd, kikboksieri shqiptar tashmë kërkon “kokën e grekut” në Athinë

Q.Autor

Volejboll/ Starton sot Kupa e Shqipërisë, ja takimet që do të zhvillohen

Q.Autor

Leave a Comment