Futboll Shqipëri Sport

E FUNDIT/ FATI i Ze Marias tek Tirana: Takim me dyer të mbyllura prej 3 orësh me presidentin Refik HALILI

Ze Maria apo ndonjë trajner tjetër, kush do të vijojë të jetë në krye të pankinës së Tiranës? Kjo është pyetja e shpeshtë që po bëjnë sportdashësit shqiptarë që pas humbjes së bardhebluve në derbi 1-0. Pozitat e brazilianit janë tejet të lëkundura dhe gjasat janë që ai mos të vijojë të jetë më në krye të 24-herë kampionëve të Shqipërisë.

Sot, presidenti Refik Halili ka takuar trajnerin Ze Maria së bashku me menaxherin e skuadrës, Hektor Çomon. Prej orës 8 e 30 të mëngjesit e deri më tani, ata ndodhen së bashku duke biseduar në ambientet e Vilës “Gold”.

Ende s’ka diçka zyrtare, por pritet që po insistohet që palët të mbyllin bashkëpunimin me konsensus. Zhvillime të reja priten në vijim për sa i përket të ardhmes së pankinës së Tiranës.

Related posts

SHARJE PAFUND DHE GRUSHTE NË TUNBEL/ Ja kush u irritua pas përfundimit të derbit në “Air Albania” (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Barcelona piketon si zëvendësuesin e Valverdes ish-sulmuesin…

Delo.autor

MAROTTA SHËNJESTRON NJË TJETËR YLL/ Futet në garë me “Blutë e Londrës” e Monacon për ta veshur “zikaltër”

Delo.autor

Leave a Comment