Futboll La Liga Sport

PLAS TEK ARGJENTINA/ Maradona: MESSI të mos kthehet në Kombëtare, Skaloni është…

Diego Armando Maradona duket se është shumë i shqetësuar për situatën ën Kombëtaren e tij. Argjentinasi i ka bërë një këshillë Mesit që të mos kthehet më në Kombëtare, për t’u treguar të gjithëve se nuk është ai fajtori i kësja situate, por në të njëjtën kohë kritikon dhe trajnerin aktual, madje e konsideron një idiot për shkak të faktit se si mund të lihet numri 10 jashtë liste

“Çfarë do t’i thosha Mesit? Të mos kthehet më. Duhet të dalë në pension. Të mos kthehet më pasi po e fajësojnë shumë. Ta shohim nëse ata do ja dalin dhe pa të. Nuk është faji i tij që nuk jemi kampion të Botës. Në Formula 1, Vettel ka një motorr të shkëlqyer, ama Hamilton e mund atë. Ekipi Kombëtar nuk po bën asgjë për popullin, pasi ka humbur dhe pasioni por dhe prestigji, pasi ne do të luajmë ndaj Nikaragës apo Maltës”.

“Skaloni është idiot, ose bën si i tillë, pasi siç ia dhashë unë Mesit numrin 10 ai duhet të ja japë dikujt tjetër. Kjo është qesharake. Ai nuk mund të menaxhojë as trafikun. Si mund të marrë një ekip”?

Related posts

El Clasico, Ronaldo dhe Alba mungojnë në stërvitjet e skuadrave të tyre përkatëse

Delo.autor

E BUJSHME/ Anglia rrezikon përjashtimin nga Botërori, një shans më shumë për Shqipërinë?

F.autor

STËRVITJA E TIRANËS/ Trajneri Shehi fiksohet me normat, spikasin dy sulmuesit e rinj

Delo.autor

Leave a Comment