Futboll Seria A Sport

NJË MAL ME KARTONA/ Felipe MELO “feston” REKORDIN: Doja të isha si RAMOS…

I ashpër, por vetëm në fushën e lojës. Kartoni i verdhë numër 23 e ka konfirmuar këtë. Felipe Melo, ish-lojtar i Fiorentinës, Juventusit, dhe Interit, ka vendosur një rekord kartonësh me fanellën e Palmeiras.

Një arritje negative, për të cilën braziliani ka bërë edhe shaka në përfundim të ndeshjes së fituar nga skuadra e tij kundër Cruzeiro-s. Duke kujtuar rekordin e vendosur nga Sergio Ramos në Champions dhe La Liga, për numrin e kartonëve të verdhë të marrë, Melo ka thënë:

“Doja të isha si Sergio Ramos. Karton, karton, karton dhe më pas kampion në Champions, dhe kampion bote. Ky ishte objektivi im (ka qeshur). I pranoj kritikat, i analizoj dhe kërkoj gjithmonë të përmirësohem”, ka thënë ai.

Related posts

E BUJSHME NË ITALI/ Icardi do mbyllë sezonin me Interin, ja pse qëndron jashtë fushe

Delo.autor

E FRIKSHME/ Përplasje në garën e Vueltës: Çiklisti dëmtohet në mënyrë BRUTALE (VIDEO)

Isa.Autor

PAS 16 MINUTASH LOJË/ Mesfushori Jose mposht Ter Stegen dhe zhbllokon sfidën në “Camp Nou” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment