Futboll Seria A Sport

FLET LEGJENDA/ “MILANIT tim s’i duhej trajneri, ishte një ekip i shkëlqyer”, tani janë bër si…

Ish ylli i Milanit, Mark Van Bommel, foli për ‘La Gazzetta Dello Sport’ përpara ndeshjes së Champions League kundër Interit. Trajneri holandez drejton klubin e PSV-së, ekipi i cili është në një grup me zikaltrit, Tottenham-in dhe Barcelona-n. “Ky është grupi më i vështirë i turneut,” tha Van Bommel.

“I trembem të gjitha këtyre skuadrave të mëdha por ata nuk mund ti fitojnë të gjitha ndeshjet. Është e veçantë të përballesh me Barcelonën, sepse me këtë ekip fitova Champions League. Kam mundur të luajë me dy fenomene, Eto’o dhe Ronaldinho. Kur luajtëm kundër Milanit në gjysmëfinale, fituam 1-0 në San Siro dhe rrezikuam kur Shevchenko shënoi në Camp Nou, por goli i tij u anulua”.

“Më pëlqente Milani i holandezëve dhe kur u bëra pjesë e ekipit isha i lumtur të luaja me lojtarë si Thiago Silva, Pato, Gatusso, Nesta, Inzaghi dhe Pirlo. Ishte një ekip i shkëlqyer, teknikisht dhe i fortë në aspektin psikologjik, nuk na duhej trajneri”.

“Gattuso është një nga lojtarët më të mirë me të cilët kam luajtur. Si trajner, është duke bërë mirë, por deri tani ka qenë pak i pafat.
Qava kur u largova nga Milan-i sepse ai ekip ishte si një familje. Galliani? Ai ishte i mrekullueshëm, ishte si një baba për ne futbollistët”.

“Allegri? Ai e njeh futbollin, ka fituar shumë tituj por nuk e di nëse me Ronaldo-n, Juvenuts është favorite në Champions League. Çdo ekip ku ka luajtur Ronaldinho ishte më i miri por fusha flet vetë”.

Related posts

Ylli francez dëshiron kalimin te Barcelona, por Deschamps është kundër

Sadik.Autor

Van Dijk: Liverpool kishte nevojë për prezencën e portierit Alisson

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Ndryshon ekip pas 4 viteve, ish-mbrojtësi i Kukësit dhe Vllaznisë firmos me klubin…

Delo.autor

Leave a Comment