Futboll Premier League Sport

KAOS TOTAL/ Matic: Tani do të shohim se kush janë liderët e Man United

Nemanja Matic tha se ka ardhur koha që liderët e Manchester United të shfaqen në fushë ndaj Valencias.United ka kaluar një muaj të vështirë në Premier League dhe tani Mourinho rrezikon seriozisht vendin e punës.

“Nuk mendoj se mund të zgjidhet gjë me fjalë,” shprehet serbi. “Liderët duhet të jenë në fushë. Liderët janë lojtarët që nuk kanë frikë të luajnë. Do të shohim nesër dhe në javët e ardhshme se kush janë liderët.

“Fjalët në dhomën e zhveshjes nuk kanë shumë rëndësi. Gjëja më e rëndësishme është në fushë. “Presioni gjithmonë është pjesë e punës tonë. Gjithë jetën time kam luajtur me presion, ashtu si shokët e ekipit.

“Nuk kemi frikë të luajmë. Por nuk kemi qenë gati për të luftuar në ndeshjet e fundit. Por duhet të zgjohemi sa më shpejt.”

Related posts

Guardiola: Do të bëhemi kampion

Q.Autor

E PAZAKONTË NGA IRANI/ Mashtronte femrat për të bërë seks, denoncohet sozia e Messit

Delo.autor

GOL DHE ASIST PËR 100 SEKONDA/ Mesfushori SHQIPTAR dhuron SPEKTAKËL në ANGLI (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment