Futboll Sport

CASSANO NUK HEQ DORË/ Dëshiron të kthehet në fushë: Unë mund të bëj diferencën…

Antonio Cassano është pushim aktualisht, por ka një mendim fiks në mendje: dëshiron të kthehet në futboll. Direkt nga Sardenja, ai ka folur për mikrofonët e “Sky Sports”, duke nënvizuar dëshirën për të qenë pjesë e Serie A.

“Kam shumë dëshirë të vazhdojë të luajë futboll. Fizikisht ndihem më mirë se kurrë, asnjëherë nuk kam peshuar 82 kilogram. Ku do të doja të luaja? Maksimumi, dy orë larg shtëpisë (qesh). Kam shumë entuziazëm, por duhet të gjej një trajner dhe një klub që kanë besim te unë, sepse jam i bindur që mund të bëj akoma diferencën,” – tha “FantAntonio”.

Më pas, ai shtoi: “Vitin e kaluar isha pranë Verona, sepse ishin Pecchia dhe Fusco, por më pas ndërrova mendim sepse nuk lindi shkëndija brenda meje.”

Related posts

BASKETBOLL/ Barcelona dominon Euroleague, triumfojnë edhe Real Madrid e Milano

Delo.autor

“Perla” e Coutinho-s nuk mjafton, Zvicra befason Brazilin (VIDEO)

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Alban BUSHI zyrtarizon listën për ndeshjen kundër Spanjës, ja risitë te U-21 (LISTA)

Isa.Autor

Leave a Comment