Champions League Futboll Sport

REALI me probleme në Moskë/ Ja katër mungesa në ndeshjen e CHAMPIONS LEAGUE

Real Madrid do të luajë sot në transfertë kundër CSKA-së së Moskës, ndeshje e vlefshme për Champions League. Trajneri i madrilenëve, Lopetegui duhet të bëjë mirë llogaritë pasi në takimin e sotëm do të vuajë mungesën e disa lojtarëve. Veç Iscos që u operua javën e kaluar, tekniku madrilen nuk ka të gatshëm edhe dy futbollistë të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për Gareth Bale dhe Sergio Ramos të cilët nuk do të jenë në fushë për këtë sfidë të Champions League. Kapiteni Ramos do të mungojë pasi ka tejkaluar limitin e minutave të luajtura në fushë, teksa ka bërë plot 120 minuta, më shumë se çdo futbollist tjetër. Gjithashtu në “repertorin” e lojtarëve që nuk janë sot të gatshëm është edhe mbrojtësi i majtë, Marcelo i dëmtuar javën e shkuar. Takimi mes CSKA-së së Moskës dhe Real Madrid luhet në orën 20:45.

Related posts

Futbollisti i Arsenalit, lë nënën e vet të jetojë në kontejner

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Nga N’Golo Kante tek Mason Mount, ja 12 lojtarët që mund të realizojnë ëndrrën e dyfishtë

Delo.autor

NDESHJA NDAJ ANDORËS/ “Rebelët” kuqezinj dhe dyshimet për listën, tani nuk ka më hierarki

Delo.autor

Leave a Comment