Futboll Premier League Sport

Futbollisti i Arsenalit, lë nënën e vet të jetojë në kontejner

Futbollisti i ri Ainsley Maitland-Niles luan për ekipin e parë të Arsenalit, por nëna e tij jeton në rrugë

“Jetoj në një kontejner të metalit pa tepih dhe dritare. Nuk ka tualet, njerëzit përreth meje vdesin nga të ftohtit. Djali im mund të më blejë banesë komode,. Ai luan në Arsenal dhe për dy ditë do të fitonte paratë e nevojshme për këtë. Ndonjëherë vetëm qëndroj ulur dhe qaj”, ka thënë Jules Niles për tabloidin britanik Sun.

Ainley jeton në banesë me vëllain, ndërsa në Arsenal fiton 30.000 funta në javë. Deri më tash ka luajtur 21 ndeshje për “topçinjtë”.

“Dëshiroj që të dy ata ta dinë se i dua dhe nuk më intereson sa fitojnë”, porosit Jules.
Arsenal dhe Ansley kanë refuzuar të komentojnë, por duket se problemi ka të bëjë me rastin kur Ansley ishte duke kaluar në radhët e “topçinjve” në vitin 2015 dhe gjatë takimit me menaxhmentin e ekipit, Jules i sulmoi ata fizikisht dhe u arrestua shumë shpejt pas kësaj.

Related posts

Manuel Pellegrini: Te Reali më jepnin urdhër të fusja në, formacion disa lojtarë të caktuar pavarësisht rrethanave

Sadik.Autor

ZBULOHEN PREMIOT E SEZONIT/ Ja shuma e majme që përfiton Tirana në rast të fitores së titullit…

Delo.autor

Pochetino: Harry Kane është një lojtar fantastik

Sadik.Autor

Leave a Comment