Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Juventus “kërcënon” Man United, Man City dhe PSG për “RONALDON E RI”

Juventus kërkon të nënshkruaj me “Ronaldon e ri”, një yll që mund t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër” në kulmin e karrierës së tij.

Presidenti i “Zonjës së Vjetër”, Andrea Agnelli, zbuloi planet e Juventusit pak javë më parë dhe e përditshmja italiane “Tuttosport” ka zbuluar disa emra të cilët do të ndiqen nga gjigantët e Seria A, për të forcuar skuadrën e tyre në të ardhmen.

Emri i parë që të vjen ndërmend është ylli i PSG-së, Kylian Mbappe, pasi francezi konsiderohet si lojtari që do të zëvendësojë CR7, kur ky i fundit të varë këpucët në gozhdë.

Gjithsesi, sipas gazetës torineze, Paul Pogba është një tjetër ëndërr e bardhezinjve, që shpresojn te një rikthim i francezit. Pogba nuk i ka marrëdhëniet e mira me Jose Mourinho dhe Juventus po e monitoron nga afër situatën në Manchester.

Emrat e tjerë që po mbahen në vëzhgim nga italianët, janë ata të Leroy Sane, Gabriel Jesus dhe Phil Foden.

Related posts

“JUVENTUS DUHET TË KISHTE 36 TITUJ”/ Moratti: Messi-Inter? Tani firma dy hapa larg…

Delo.autor

Ronaldo dhe Ramosi nuk e duan Pogban në Madrid

Q.Autor

PRITET LARGIMI NGA MILAN/ Mbrojtësi arrin marrëveshjen për kalimin te skuadra e njohur

Delo.autor

Leave a Comment